Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Shpresa DHIMA
EKLIPSI I DASHURISË
—————————————–
Nën dritën e hënës
Nën vezullimin e yjeve
Kërkova të gjeja unë ty
Aq kohë sa zëri yt më mungoi.
Ti erdhe si një flutur e lehtë
Në krahët e mi qëndroje,
Në sy të shikoja, me ty lodroja
Ç’kishte aty më të bukur vërtetë.
Fort në gjoks të shtrëngoja
Ndjeja tënden aromë
Ato çaste buzët kërkonin
Puthjen tënde mjaltë.
Dhe sytë e mi, sytë e tu shikonin
Atë çast dhe hëna, dhe yjet flisnin
Buzët e tua me të miat ndizeshin
Prej amshimit tyre zjarr.
Zemrat tona rrihnin, trokisnin
Thuajse ishin një
Në vesh dëgjoja tek më thoje
Je e bukur, të dua vajzë.
Dhe ashtu dorëpërdore ecnim
Bregut të detit ku vala nanuris
E dëgjoj tek më thua
A mundemi yjet ti numërojmë ?!
Numërojmë deri në dhjetë..
Nëse i numëroj i pari, dua puthjen tënde,
Nëse ti arrin ti numërosh
Shtratin bashkë do ndajmë.
Hëna qeshi me ne u tall
Ç’bëni natës si të marrë,
Shtratit tim fjetët…
Dëshmitare vetëm mua patët !!.
Shpresa Dhima@@
Marrë nga libri: “Rrënjët e Shpirtit”
/www.QendraPress.com/