Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Zana PIRA
Jemi vonuar
——————-
S’i duket
Jemi vonuar
pak
të shkruajmë
histori
apo na mungon
dicka që botën
e ndrydhë
rrënjët e ”Kullës
nuk shkulen lehtë
nga erërat
kur shekujt
i ndërrojnë datat
e kohës..
qielli terrin zhdukë
ende pa u zgjuar
mirë nga gjumi
hekuri i skuqur tymoset
në flakën e gurit
dhe flakë
lëshon
në tërë botën
sepse jemi vonuar
të shkruajmë
histori
e historisë diçka i mungon
kur heronjtë
flasin
me qiellin !
@ ZANA PIRA
/www.QendraPress.com/