Çaste poetike me poeten;Leonora N. LOKAJ

Shkel

————————–

Si grua këmbëzbathur

që shkelmon rrushin

për ta bërë verë

edhe mbi ëndrrën time

shkel

Si zog sqepmprehur

ha nga kujtimet e mia

veç me vargjet e poetit të dehur

mos u ushqe

mbetesh kafshë e zbutur

brenda grilash

/www.QendraPress.com/