Por, dielli nuk mbulohet me shoshë;Shkruan;Hisen BERISHA Deputet i Par. të Kosovës.
Por, dielli nuk mbulohet me shoshë, është një visare e kombit tonë, që do të thotë se një punë a dëm i madh që shihet e lexohet, nuk e mbulon dot asnjë retorikë boshe për gjoja stabilitet ekonomik dhe rritje, kur BB te vlerëson se jemi nën parashikimet e tyre që ishin 3%, as retorika e sigurimit të “bukës së motmotit” , sot kur edhe ato kapacitete tokësore që dikur kan siguruar 40% të bukës në Kosovë, janë përgjysmuar duke ua ndërruar destinimin. Tema e bukës së gojës në një popull kur diskutohet në publik, është tregues i varfërisë së skajshme. Një vend a shtet a popull që debaton për bukën e motmotit, nuk ka mundësi të diskutoj për luftrat që sot i fiton teknologjia. As retorika boshe e irealiste për pagën mesatare në Kosovë prej 780Eurosg, siç deklarojnë sociopat të kësaj qeverie. I demanton fakti se ushtari e polici që janë kapacitetet e para për luftë marin pagë më të ulët se kamerieri sot në punë private në Kosovë. Kjo mund të jet reale vetëm për zyrtarët e lartë të shtetit si qeveritarët e kabinetarët, dhe deputetët. Por jo pensionerët, jo arsimtarët, jo veteranët e kategoritë e dala nga lufta, e të lënë jashtë ligjet për pagë minimale në koordinim me Radojçiqin, jo mjekët e infermierët, jo minatorët, e punëtorët e sektorit privat. Prandaj edhe po i fryeni retorikës së luftës, doktrinë tipike e regjimeve të dështuara komuniste, plr ta vrarë varfërinë me patriotizëm. Por për ta mbajtur armën në dorë këmbësori dhe për të përdorur teknologjinë e sistemeve të armatimit ushtari specializuar, duhet ti ketë kushtet e shërbimit që e motivojnë. Këto kushte i krijon një qeveri që e zhvillon vendin, duke investuar buxhetin sipas planifikimit, e jo një qeveri që i bllokon investimet e buxhetit të planifikuar për zhvillim. Teprimi i parasë nuk është kursim i saj, por dështim në realizimin e zhvillimit të premtuar di pasoj e paaftësisë për të qeverisur, dashjes për falimentimin e vendit dhe keqqeverisje. Tetorika e luftës me tema si, Serbia po ushtron e do ta sulmoj Kosovën, të cilës ju përgjigjën kjartë PUN, QUINT në Kosovë e me theks SHBA përmes Ambasadorit në Kosovë; ideja emocionsle për heqjen e pengesave mbi urën e ibrit për kalim këmbë, e për të cilçn po ashtu, nga takimi QUINT dhe në media nga Ambasadori francez na u bë e kjartë se veç mund ta bëjmë temë Brukseli/Dialogu, ashtu si çështjen e dinarit, apo duke i shpallur luftë një të arratisuri nga burgu, i cili e sfidon kryepolicin Sveçla, e ky i fundit e vret me njësinë (anti) terroriste të tij në emër të Sveçles e qeverisë me koordinim. Për tu kthyer se prap në temat e ekonomisë e mirë qenies, të vetmet që varen mga ne në Prishtinë, e jo vetëm nga Brukseli, janë masat sanksionuese ekonomike të BE, me dakordim të SHBA, që i janë vënë Kosovës, për shkak të veprimeve dhe vendimev të gabuara të kësaj qeverie, që i shërbenin statusquosë, interes serbo-rus në rajon. Se ku është Kosova realisht, në ketë aspekt tregon qëndrimi i Ambasadorit të BE, se këto masa, ashtu siç u vëndosen me konsensusin e 27 vendeve të BE, ashtu edhe do të mund të hiqen me konsensusin e 27 vendeve që i votuan të vendosën. Por, sa ka shpresë të konsensusi i këtyre vendeve tani kur kho qeveri i ka pranuar e duhet ti zbatoj të gjitha detyrimet ndërkombëtare, pa ekuivoke për ti ikur kësaj të keqe fundësëse dei në tradhti që i ka bërë vendi, me vetmenagjinon si autonomi teritoriale e politoke, Aneksin e Ohrit dhe Statutin e BE si kushtetutë e zajdnicës si subjekt shtetror paralel me Kosovën në territorin e saj./www.QendraPress.com/