E diela poetike me poetin;Leonard PIPA
Kalëroj kujtimesh n’degë mallesh,
————————————
Më shpojnë humbjet rreth e rreth,
Vallja e vjetër si rrëke përrallesh,
Më derdh nga dora e vrullit në shesh…
Më vinë në mend…
shtëpi pa dritare,
Në shpirt më shpon si sfurk pafuqia,
Xhaketën e turpshme harruar mbi marre,
E vura tek koka të flija…
Sa pak pula kanë ngelur në avlli,
Drejt thërrimeve nuk rrëndin më si dikur,
Shtëpia hesht sikur është zi,
Asnjë xixëllonjë s’ngjan si abazhur…
Gjerdhet kanë rënë në sulme tufanesh,
Shtrirë anës llogoreve ushtarë të pa varrosur,
Ujqit përqafoj me barinjtë stanesh,
Bashkë do rinisim luftën e plagosur!
Kalëroj pakohë përmbi kalë inati,
Sa mbrëmja thërrmohet në gishtërinjtë e mi,
I trembur gjitoni na shan ne nga fshati,
E kthen i çartisur dy a tre raki…
/www.QendraPress.com/