E diela poetike me poetin;Destan UKAJ
MESDITË NË MESKORRIK
———————————————-
Dielli rrezaton në zenit
Zhegu ishte në pikë
Gjethet dremitshin në mesditë
Era kishte tretur nuk i lëvizë
Marinangat kurtha kishin ngrit
Prehën duke prit
Zështerrur një gjinkallë
Këngës monotone ia kishte marrë.
Në këtë monotoni
Kulla pa kulm mbi kry
Vetëm gur, pa çati fjalë pak gjyshërit e mi.
Unë me kokën e thinjur me shkop
Ky vend pa shi, pa zot
Me Diellin mbi krye
I ndarë në jug e veri
Në kishë e xhami
I përshëndeta ftohtë