E  diela poetike me poeten;Farie BISHA

Çfarë hëne sonte!

——————–

Pothuaj e plotë.

Si profil i bukur

i një gjoksi gruaje.

Në krateret e saj

shënuar dëshirat e një jete.

Të kam mike hënë,

me ty ndaj mendimet.

I rrezaton kësaj natë të bukur vere.

Ndërsa hijen

e mban për vete.

Farie Bisha

Emmenbrücke.

Korrik 2024.

/www.QendraPress.com/