Joe Biden tërhiqet nga gara
Joe Biden ka vendosur që të tërhiqet nga gara për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti amerikan ka njoftuar me anë të një letre të postuar në “X” se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
81-vjeçari shkruan: “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që t’ju shërbeja si President. Edhe pse kisha ndërmend që të kërkoja një tjetër mandat, mendoj se është në të mirën e partisë sime dhe vendit tim që unë të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrimeve të mia si President deri në fund të mandatit aktual”.
Joe Biden theksoi se gjatë javës do të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me vendimin e tij”.
Në letrën e postuar në rrjetin social “X”, Biden shton se nuk do të mbështesë Kamala Harris që ta zëvendësojë atë.