Çaste poetike me poetin;Arben ALLIU
Në breg te detit.
————————
Në breg të detit
Endeshin disa trumcak,
Vëzhgonin neper shadllone
Me duart e vogla zgjat.
Duart e shtrira të mpira
Në sy të shikonin,
Ata ishin të përlotur
Diçka të kërkonin.
E disa trumcakë të tjerë
Qeshnin e vallëzonin,
Me lodrat e tyre
Kala prej rëre ndërtonin.
Përse duar shtrirë
Këta bukurosh trumcak
Çfarë faji kanë bërë
Apo ndonjë mëkat!.
Ku është shteti
Çfarë bën shoqëria,
Às s’duan t’ja dinë
Se ç’të drejta ka fëmija.
/www.QendraPress.com/