Çaste poetike me poeten;Hatixhe Çollaku ADEMAJ
Guri flet
———————-
Krahëhapur ti Shqiponjë mali
Klithmë
Në akustikën përfeksioniste
Nën kupolat famëmëdha orientit
Ku dorë vuri Ay Mimar Sinani
Se gurin në gjak kishte ai
Nga të parët Piramida ngrehur…
E vend zë
Edhe ndër kupolat famëmëdha
të oksidentit
Si flamur ndër kryqëzat prirë…
Apo hekurudhave
Aty ku Ay Karl Gega
Bajpase zemrës evropiane hapi…
Dyrrahut
Via Egnatia si këthizë
Lidhë njërin e tjetrin krahë…
Ti Shqiponjë perandorake
Në Pellgun Mesdhetarë
Aty foleja jote mbetë…
E Atlantidës….
Trojës…
themelet heshtas ia ruan!
Derisa toka të përmbyset
E deti themelet në diell ti qet!
Fshehur janë gurëshkrimet
Por ja
Po vie dita
Kur GURI FLET!!!
/www.QendraPress.com/