Çaste poetike me poeten;Blerta BASHA
EJA ZEMRA IME
—————————–
Po këndon bilbili mbi degë të qershisë
Eja zemra ime u dogja prej dashnisë.
Eja m’fal një puthje si në kohë të rinisë,
Preke shpirtin zemër me aromën e dashurisë.
Po këndon bilbili lart përbi bajame,
Eja zemra ime se mu dogj ky xhan.
Eja ma prek zemrën me buzët e tua,
Këngës le tia marrim më do e te dua.
Po këndon bilbili në degë të mollës,
Eja zemra ime mi more mend e kokës.
Eja ti shpupuris flokët si flladi i pranverës,
Eja zemër eja o pasuria e jetës.
Po këndon bilbili maleve me gëzim,
Eja zemra ime o drita e shpirtin tim.
Eja o univers i gjithë dashurisë ,
Eja zemër se plasa prej dashnisë.!
/www.QendraPress.com/