Çaste poetike me poeten;Selvije KADRIU
BUZËQESHJET E DETIT
(Nga libri im i parë “Shiu i mëngjesit”)
———————————————
Në mes valëve tua, o det
Prek hijen time të blertë
Pastaj shoh algje si unë
Të përqafuara me fosilet
Çfarë ka jeta ime të përbashkët
O det i amshuar
Më qetësojnë valët e tua
Buzëqeshjet e ngrohta
Që në takimin e parë
Andaj dua të jem bredhtare
Mbi valët e kaltra të shëtis
Pa e ditur cakun
Pa e kthyer mallin
Deri në pafundësi
Atje ku mbaron ti
Nisin dhe kujtimet e mia
Për dashurinë plot kuptim
S’kam asgjë të fshehtë
Ti më ndjen
E di o det
/www.QendraPress.com/