Çaste poetike me poetin;Nijazi KASTRATI
TI JE AJO QË MË.LËNDON
———————————–
Ti je ajo që më lëndon
Ti je ajo që më shqetëson
Ti je ajo që më drithëron
Ti që ngaj’herë dhe më.tmerron
Përse ke bërë zemrën gur
Përse mes nesh ndërtove mur
Mur e pengesë të madhe
Përse, përse më thuaj moj sorkadhe
Përse heshtë moj e nuk flet
Nuk di kjo heshtje në çfarë ngjet
Gojën gjithnjë mban të kyçur
A dëshiron këtë zemër për ta mbytur
Këtë nëse e deshe më thuaj
Mjaft, e mos më lë më shumë të vuaj
Vuajtje e dhembje më dha pa mbarim
Ti që më dhurove aq shumë shqetësim
Ty nuk do të fali për jetë
Për dhimbjen që m’dha n’këtë zemër t’shkretë
Ti do t’pendohesh aq shumë
Për vuajtjet që si bartë asnjë lumë
/www.QendraPress.com/