Çaste poetike me poetin;Bilbil MURATAJ
NGA VET PERENDIA
————————————
Shkruaj siç m’i bie era
Për të gjitha temat e tjera,
Kur shkruaj tre për gjithësinë,
Një e shkruaj për dashurinë,
Sapo del nga pragu i shtëpisë,
I këndohet dashurisë.
Dashuri për njerëzinë,
Dashuri për blegtorinë,
Dashuri për hënë e yje,
Dashuri për male e pyje,
Dashuri për rrjedha e lumenj,
Dhe për burra të mëdhenj.
Dashuri për luftëtarë,
Dashuri për arsimtarë,
Dashuri për mëmëdhenë
Dhe mizat që gërmojnë dhenë.
Dashuri për kaproj e sorkadhe,
Për lugina e livadhe.
Dashuri për lulet e bukura,
Dashuri edhe për flutura.
Dashuri për trëndafilat,
Për thëllëzat e bilbilat.
Dashuri për botën mbarë
Dhe për zogjtë shtegëtarë.
Dhe kur në shkollë shkon fëmija,
S’ka të rreshtur dashuria.
Edhe për lulet me gjëmba,
Dashuria është brenda,
Se dhe ato që gjëmojnë,
Dinë mirë të dashurojnë.
Dashuria është kulturë,
Si për grua dhe për burrë,
Se nga vetë Perëndia
Është bekuar dashuria.
/www.QendraPress.com/