Kryetari Totaj,vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2025
Në vazhdën e organizimit të dëgjimeve publike në Komunën e Prizrenit për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025, Kryetari Shaqir Totaj së bashku me zyrtarë të ekzekutivit siç janë nënkryetari ;Kujtim Gashi, drejtorët ekzekutiv; Çelë Lamaj, Luljeta Veselaj Gutaj, Ramize Shala, Islam Ukimeri,Simir Krasniqi dhe drejtor te tjere bashkë stafii nga zyra e Informimit dhe ata komunalë, morën pjesë dje në dëgjime publike në: Gjonaj (fshatrat e rajonit të Hasit), Piranë (fshatrat Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë dhe fshatrat përreth) dhe Velezhë (Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme, Novakë dhe fshatrat përreth). Këto dëgjime janë një mundësi e rëndësishme për qytetarët që t’i shprehin nevojat dhe prioritetet e tyre, si dhe demonstron një marrëdhënie të ngushtë e të hapur me banorët e zonave të ndryshme të Komunës së Prizrenit, duke u përfshirë në diskutime dhe konsultime për të siguruar që buxheti të jetë sa më i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm për të gjithë.