E mërkura poetike me poeten;Ramije UKAJ
UJËVARA E KORISHËS
———————————
Nga zemra e bjeshkëve të larta
Ujëvara e Korishës gurgullon
Gjithë maleve të Kabashit
Si mbretëreshë hijeshinë ua shton
Atje u rrita me valët e saj
Aty qesha e qava në fëmijëri
Këngë e lot veç me te i ndava
Aty përherë mbushem dashuri
Atje janë gjithë kujtimet e mia
Nën ujëvarë i ruan një valë
Dhe në ëndërr kur të kthehem
Këtë shpirt timin për me çmall
Atje në Korishë tek ujëvara
Aty mësova lojën e dashurisë
Si valë deti që të merr me vete
Më kujton ditët e lumturisë.
/www.QendraPress.com/