E mërkura poetike me poetin;Hazir LUTA

Kurbeti

———————-

Lugë me mjaltë

E bisht me zeher

Kurbeti

Sofër me bukë

E bukë pa shije

Kurbeti

Qiell me diell

E burg nën qiell

Kurbeti

Prindër me fëmijë

E fëmijë pa përqafime

Kurbeti

Det i mbushur me pasuri

E zemër e mbushur me mërzi

Kurbeti

Njërën rrugë me lot pikëllimi

E tjetrën rrugë me lot gëzimi

HL

/www.QendraPress.com/