E mërkura poetike me poeten;Zize Liza PEPSHI
Stuhi mërgimi
———————-
N’vend të huaj ku s’ flitet shqip
Vaj i një nëne kurrë nuk pranë
Ku fillon vuajta dhe malli
Kërkon t’kthehet nga ka ardhë.
Për ç’do hap që hedh pa takt
Shkon e shkreta veç tuj kja
Kërkon t’ulet të njaj mal
T’i mbyll sytë e t’vajtoj pak.
Ushton Mali i vëndit t’huaj
Melodi që t‘mërrshëm vret
E nanë shkreta tuj vajtue
Falmëshmet qon vëndit t’vet.
Sa përmallshem tuj këndue
Këndon këngën e fëmijërisë
Kujton motren delet tuj rue
Kujton lojrat n’shpellë të dhisë.
Donë mu ç’mall më fusha e male
Me derdhë lotin e përmallimit
Don më kja në vend të saj
Me pushu, aty ku lindi.
/www.QendraPress.com/