E mërkura poetike me poeten;Trandafile MALSHI

KËTU NË DETIN E DALLGËZUAR

———————————————–

Këtu në detin e dallgëzuar

nanurisem si në andrra

Bie në paqe e në dhele,

në lëkurë e në mish,

Më ngjeth me lumturi

ajo freski që më gjallon sërish.

Më vjen si hare

muzikë e ëmbël e valës

Më ngjan se jam nëper flatra resh

Tuj notu ngadalë,

Krahëhapur detin dua ta pushtoj

të dashurin shkumëbardhë.

Guaskat që pushojnë në breg

i mbledh ,

E veç po du diku me i strehu

A gjerdan mbi gjoks

Vedit si kujtim me ia praru.

O det më fal sall pak gjallni

Nëpër dallgë më merr disa orë, disa ditë

E të mbushem veç me kaltërsi

E ujshme do bahem për ty

Veç ma prek pak butë këtë shpirt!

Ta shoh shkumën e bardhë si pikturon në breg,

disa forma e harta ashtu me shpejtësi

Me ëndrrat e mia rri pushoj në breg

Krejt qënien time me jetë e mbush

O i hyjnueshmi, i bukuri det!

/www.QendraPress.com/