E mërkura poetike me poeten;Mirela PAPUÇIU
NJË DITË, ÇDO DITË
———————————
Çdo mëngjes bën ritualin
e atyre që zgjohen
Merr frymë thellë
Zien një kafe të fortë
I hedh një sy telefonit
Pastaj nja dy lajme
Dy pika ujë luleve
Kur kthehet të përshëndesë diellin
është hëna që i puth qepallat e mbyllura
duke ia lehtësuar lodhjen
e simulimit masiv.
/www.QendraPress.com/