E mërkura poetike me poeten;Mirsada KRASNIQI
Penë
—————–
E vetmja e vërtetë ti penë
Nuk u mërzite nga unë
Edhe kur s’të preka me dorë
Ti ma besove botën tënde
Më shoqërove në gëzime
Ishe e duruar edhe në mërzitë e mia
Ma dhe dashninë në heshtje
Edhe atëherë kur askush s’ish pranë meje
E lodhur nga iluzionet boshe
U verbuan sytë e shpirtit
Me dashninë në palcë
Do të vazhdojë t’i shkruaj letrat e bardha.
/www.QendraPress.com/