Çaste poetike me poeten:Ymrije  BEQIRI

SIKUR!

————————-

Sikur njerëzimi të kishte shpirt poeti

Bota do t’ishte më e butë, e bekuar

S’do mbizotëronte e liga,

mbret do të ishte respekti

Poeti shkruan simfoni shpirti

Jetën ta shndërron në këngë

Në varg poeti dhe errësira po ndriti

Mjerimi nuk do të kishte më vend.

Nëse bota do të kishte shpirt poeti

S’do kishte luftëra e çmenduri

Pse s’është peng i ligësisë s’mbeti

Kriminelët vrasin të pafajshmin njeri!

Sikur botën ta drejtonte poeti

Me shpirtin e tij plot ëmbëlsi

Jeta do ishte e ëmbël si sherbeti.

Sigurisht, do ishte një mrekulli! Sikur.

/www.QendraPress.com/