Çaste poetike me poeten:Xhemile ADILI
SONTE MË PRIT
——————————–
Do të vij
Më prit
Do të vij pas mesnate
Kur terri të mbuloj gjithçka
E heshtja të mbizotëroj
Do ti këpus zinxhirët e grilave
Me gjuhën e zemër ës
Sonte me prite se do te vij
Dhe hënës iu luta të bëjë gjumë
Dua që vetëm dashuria jonë
Të ec shtatëve si lum
Të jemi vetëm dua, pa shtroje
Pa petale trëndafili
Nuk dua të na shoqëroj as zë bylbyli
Mes territ dua të takohemi
Më pritë, të lutem në Zot
Vetëm një përqafim e një puthe dua
Pastaj do të largohem, do të ikë.
/www.QendraPress.com/