Fryma poetike e së dielës me poeten:Rudina PAPAJANI

KA NJË EPILOG..

————————-

Patjetër ka një epilog,

shija e kripës në varkë,

ngjyrë tē hidhur dhe ekstreme,

në kasollen e ngratë.

Po preken ngjyrat në vigjilje,

po tallet një dashuri,

kur degët burbuqe varen mes algave,

amanet i gjyshit tim.

Oh më jepni një cigare,

të shtrëngoj dhëmbët kur s më pëlqen,

të prek me gishta fundin e zbardhur,

të çiftohem në veriun e thellë.

Edhe nëse humbas durimin,

e mërzitem nga morali i lirë,

pështjelloni faktin e elementit ekstrem,

nga dallohet e bardha në errësirën e thellë.

Po shfaqet mbrëmja,

Po bie përsëri,

një breshër i lodhur,

borë..a shi.

/www.QendraPress.com/