Fryma poetike e së dielës me poeten:Brixhilda DEDE
PASION
————————-
Zë i ulët përkëdhel dëshirën.
Në natë me hënë, në qiell të plotë.
Dritë argjendore reflektohet mollëzash të zjarrta,
Pasionesh të kuqe, buzësh rozë.
I lirë trupi ngjitet hapësirash.
Me rrahje të shpeshta, me gjak të ngrohtë.
Qielli, blu i errët i thellë,
shkëlqen në yje e meteorë.
Në bar të njomë shtrirë medaljoni i hënës.
Gjithçka përreth buzëqesh, këndon.
Frymës së zjarrtë mes drithërimash,
Pa menduar, të adhuroj!
Kujtime të ëmbla pasionante përkëdhelin,
degë të blerta, pemë të gjelbërta.
Fustan harruar, valësh të ëmbla deti,
Qëndroj në pritje, të një pushtim shpirti!
/www.QendraPress.com/