Fryma poetike e së dielës me poeten:Lavdije HOXHA
Çifti i mjellmave!!
——————-
Pranë një liqeni, një çift mjellmash jeton,
Nëna mjellmë dy vezët e saj, po i ngrohte,
Çifti së bashku, rrinte çdo dite,
Dhe prisnin te vegjlit,te çelnin me u rrit.
Por një ditë aty dy djem kaluan,
Dhe nënën mjellmë, me gurë e qëlluan,
Dhe nëna mjellmë, shumë u mërzit
Se djemtë trazovaçë, s’pushonin duke e godit.
Fëmijët trazovaçë,të pamëshirshëm u treguan,
Ja thyen vezët mjellmës, dhe shumë e dëshpëruan,
Dhe nënën mjellmë, e mbyti pikëllimi,
Të vegjlit e saj, më nuk do të vinin.
Nga pikëllimi i madh, ajo rëndë u sëmurë,
Ajo ndërrojë jetë, dhe nuk u kthye më kurrë,
Por edhe mjellma mashkull, shumë u mërzit,
Dhe ai u sëmurë, dhe po tretej çdo ditë.
U largua shumë larg, nga vendi ku jetonte,
Dhimbja në shpirt, shumë e kishte pikëlluar,
Nga mërzia e madhe që kishte për mjellmën,
Edhe ai , jetë kishte ndërruar.
Çifti i mjellmave, janë shumë besnik,
E duan njëri tjetrin, dhe shumë e respektojnë,
Në rastësi ju ndodh ndonjë fatkeqësi,
Nga pikëllimi për njëri tjetrin,ata shuhen të dy.
Lavdije. Hoxha. 28. 7. 2024.
/www.QendraPress.com/