Fryma poetike e së dielës me poeten:Lubi.H.TOTA

U LARGOVE PA MË THËNË !

———————————————-

U largove pa më thënë,

S’di se ç’pate zanë moj,

Hapur zemrën ta kam lanë

Se pa ty unë nuk jetoj,

Ajo rrugë që ti ke marrë,

Përsëri të kthen tek unë

S’di sa herë pa gjumë m’ke lënë

Ah’ për ty po vuaj shumë.

U largove s’më the asgjë.

Ke harru fjalën e dhënë,

As mendon njëherë për mu

Dashurinë ku e ke lënë.

Ato bjeshkë të kanë fresku,

Veç me kujtimet e mia,

S’rri pa mendu ti për mua,

Është e shenjtë dashuria .

Mblodhi lulet nëpër bjeshkë ,

Dhe bashkoj me dashurinë

Sa unë kush nuk të ka deshtë

Të betohem n’perendinë.

U largove sikur era,

Por veriu tek unë të sjell,

Pa ty kurrë nuk del pranvera,

Dashuri për ty kam mbjellë !

Shkroi SULBIE .H. SHEHU

TIRANË/ ALBANIA /

/www.QendraPress.com/