Çaste poetike me poeten:Albina TREBICKA

TI JE…

——————

Ti je e gjitha e veshur me poezi,poetja ime,

çdo vargu do t’i jap nga një puthje-më the

E hutuar vështroj rreth e rrotull me ankth,

pastaj përqafoj erën dhe fshihem nëpër re

Ti je e veshur e gjitha me mirësi,e mira ime,

ndaj buzëqeshja nga fytyra s’të rresht

Ti je bota e pasur e grave

të forta,

që edhe vështrimi,edhe heshtja ju flet

Ti je e gjitha veshur me dashuri, dashuria ime,

nga çdo puthje një varg për mua të buron

Ti e meriton gjithë kohën e pajetuar,

se rrugët e largëta me vargje i shkurton

Brengën,muzgun, thinjën

edhe dhimbjen…

i gjej tek vargu yt,përherë në pritje.

/www.QendraPress.com/