Çaste poetike me poeten:Dorina dhe POEZIA

Pazëll i paplotësuar.

————————–

Zgjuar më mbajti,mbrëmë nata zgjuar

mendimet s’më linin të vija gjumë në sy,

vështroja qiellin,terr i errësuar,

imazhe,kujtimesh që as vetë se di.

Ti ishe pazëlli paplotësuar,i jetës sime

ishe si ajo mjegulla që mbulon diellin në perëndim,

vetëm në ëndrra më sillje përqafime,

ishe si ai loti i padal,i syrit tim.

Si nata e mbrëm’shme e dimrit të gjatë,

do të më plotësohet,vallë pazëlli një ditë?

ndoshta kur në pranverë lulet të çelin prapë,

unë do të pres,cdo natë,sa herë të mbyll sytë.

/www.QendraPress.com/