Çaste poetike me poeten:Meri MEZINI

NË DET DO SHKOJ TË MBYS MËKATET

——————————————————

Në det do shkoj të mbys mëkatet,

ç’do ditë në heshtje për to mendoj.

Ku kam gabuar diku pa dashje,

apo pa dashje dikë lëndoj?!

Ti, o det më qetëson shpirtin,

dua të lahem, mëkatin të largoj,

Për mua o det, je hoxha i shpirtit,

në dallgët e tua shpirtin ta pastroj.

Po, thanë dallgët kur më dëgjuan,

ç’dokush nga ju mëkate mban.

Dikur dikush me ty i dashuruar,

ti nuk e dije, mëkatin mban.

Rëra me inat djegë këmbët zbathur,

thotë në rrugë s’ke parë fukaranë.

Diçka nga xhepi ti s’ja ke falur,

ai s’ka bukë, ti ke gjithë dynjanë.

E sa mëkate mbannjeriu brenda,

bërtisnin retë me shiun më lan.

Se njoh mëkatin bërtas unë me vete,

vrapoja rërës shiun të shmang.

Mëngjesin tha deti mos e ndaj me mua,

ndaje me Zotin thuaj amin!

Lutu për njerëzit të zgjohen të gjithë,

atëherë s’ke mëkate je njeri i mirë!

/www.QendraPress.com/