Çaste poetike me poetin:Luan SHESHI
E PAFTUARA MËRZITJE
——————————
E paftuara mërzitje,
ajsberg pranverorë,
si muzgjet në pritje,
të qyrkut vjeshtorë…
Akrepat ndryshkur,
tik-ta-ke kollitjesh,
mëngjeset vyshkur,
shterime trokitjesh…
Dhe hijet zgjatuara,
me vete përleshur,
motivet turbulluara,
me mjegull veshur…
E paftuara mërzitje,
pre ikjes tradhtare,
si muzgjet në pritje,
të netëve mëkatare…
/www.QendraPress.com/