E mërkura poetike me poeten:Rajmonda Shyta KOLVANI
Trëndafil i Kuq
—————–
Trëndafil që s’të bëj ballë,
Me petale palë palë,
Ngjyer bojë të kuq të rrallë,
Buzë çupkash, puthjesh marrë.
Sa mbaroi, siç filloi
Një ves shiu lot pikoi,
Mbi petale pikëloi,
Çfarë të tha të pikëlloi?
Kokën ulur zemër thyer
Dashurinë të ka rrëfyer?
Reze e djellit lozonjuar
Puth petalet xhelozuar.
Ke kaq shekuj, dot s’vendos,
Reja qan, e rrezja lot,
Brengë e hall në shpirt i mban,
Nis venitesh, petalet than.
Kur del djelli kokën ngre,
Kur bie shi mban sytë përdhe,
Vyshkesh tretesh për dashuri,
Gjith triumf e plot lavdi.
Çfarë magji mban shpirtit vallë,
Sa dhe unë s’të bëj dot ballë?
Do t’ë këpus me vesë larë,
Sa pa vishkur, sa pa tharë.
/www.QendraPress.com/