E mërkura poetike me poeten: Lola MEÇAJ

Sytë

—————————

Sytë s’i kam ruajtur

Jo se kam parë ç’më kanë parë sytë

po kur s’kish dritë, bëja dritë

me sytë e mi

 &  &  &

Dua t’i rëndoj kësaj toke

jo si gënjeshtër e ëmbël,

si e vërtetë e hidhur që dhemb

detit i shkoj thellë më thellë

t’ia dal me mund në breg

/www.QendraPress.com/