Fillon edicioni i tretë i Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren
Edicioni i tretë i Shkollës Verore Ndërkombëtare Prizren ka filluar më 31 korrik dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2024, në Universitetin ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren, në bashkëpunim me Dokufest, Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit- ITP Prizren, dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Shkolla Verore synon të ofrojë mundësi të vyera arsimore për studentët në fusha të ndryshme, me pjesëmarrës nga 45 vende të botës.
Programi përfshin kurse intensive, punëtori dhe aktivitete të tjera nga profesorë ndërkombëtarë. Janë pranuar 200 pjesëmarrës nga vende si: Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Brazili, SHBA, Bullgaria, Kroacia, Egjipti, Ekuadori, Gjeorgjia, Gjermania, Ghana, Greqia, Hungaria, India, Italia, Indonezia, Japonia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maroku, Mongolia, Pakistani, Peruja, Portugalia, Polonia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Saint Lucia, Sllovenia, Siria, Sudani, Taxhikistani, Tunizia, Ukraina, Turqia, Vietnami, Jemeni, SHBA dhe Republika Dominikane.
Shkolla Verore përfshin gjashtë module akademike:
Communication Across Disciplines: Legal Soft Skills for All – Fakulteti Juridik
IoT and Smart Agriculture – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Implementing Technologies in Language Teaching – Fakulteti Filologjisë
Exploring Cultural Diversity Through Documentary Film Education – Fakulteti Edukimit
Forest and Landscape Management – Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Forensic Accounting and Financial Crime – Fakulteti Ekonomik
Aktivitetet ekstrakurikulare do të përfshijnë përfaqësues nga sektori publik dhe privat. Hapjen e edicionit të tretë e bëri Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, dhe morën pjesë zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar./