Çaste poetike me poeten; Bajame Hoxha. ÇELIKU

Ajo ish…

——————————

Flokët e zezë, më vonë ngjyrë gri,

që mbet thellë zemrës sime.

Ajo që një jetë përballoi trysni,

ajo ish nëna, ish nëna ime!

Më vonë të tëra si borë mali,

si kurorë ballit të fildishtë.

Mbeti pranverë si lule maji,

dallgë trazuar njëqind fish.

Përmes murrlanit, suferinë,

dhe të një jete plot privime.

Kudo që shihej një heroinë,

ajo ish nëna, ish nëna ime.

/www.QendraPress.com/