Çaste poetike me poeten:Vasilika BABO
EERDHA, BIR,TE TE SJELL AROME SHQIPERIE
———————————-
I mblodha bir, gjithë ëndrrat e tua,
Dëshirat qe çfaqe ne moshën pa faj.
Me ato po fluturoj mbi dallge oqeani,
Te kam thëne ,për ty dhe qiellin do çaj.
Dhe ja, po fluturoj si një shqiponje e lire.
Shall lumturie kam mbi supe me vete.
Përmbi re po derdh dëshpërimin e kësaj zemre.
Mbushur me rrënjë plagësh nga gjithë kurbetet.
Ren e atdheut bir, e mora me vete.
Parfum is hodha trupit, arome lulesh Shqipërie,
Embelsine ti dhuroj zemrës e shpirtit tënd,
buzëqeshjes te ngrohur me diell lumturie.
Historite e trimave te solla nga vendlindja.
Traditat e zakonet me te bukura te mëmëdheut.
Bir, kam dhe libra shqip, te shkruara prej zemrës sime,
Me germa lare me gjak , qe nga koha e Skënderbeut.
Erdha bir , erdha, ne përqafimin tënd dua te humbas
Dhe te engjëllit te vogël ne përqafimin foshnjor.
Me atë dashuri, qe me dha guxim , force e fryme jete,
Per filiza me drite Shqipërie, nga gjaku i pastër arbëror.
Po te sjell dashurinë e ngrohte prindërore
te motrës e te vëllait me me te ëmblat fjale.
Te lehtësosh dhe ti o bir , dhimbjet e asaj zemre,
Qe ëndrrat për ta, ne breza, te te mbeten gjithmonë gjalle!…
/www.QendraPress.com/