Çaste poetike me poeten;Katerina BARBIERI

Atdheu im

————————

Përshëndetje toka ime,

per ca dit, do t’vi tek ti,

atje ku deti derdh perqafime

dhe balte e kuqe,ndrin si flori

Atje natyra lulezon pranvere,

se guri i rende peshon n’vend vet,

atje ku enderra çel lule me ere,

atje ku vetja te duket mbret

Atje ku mbeti femijeria,

kujtimet ndrijn ne sy si flutur,

atje ku gjurmet gdhendi rinia

hapin ne buze-mbremje hedh pa ngutur

Atje ku toka eshte femerore lendine,

mbushur, smerad e diamant,

atje ku lulet, çelin ne çdo stine,

ku balte e thinjur buron veç mjaltë

Atje ku hena ndihet ikone,

muzg i pergjakur nates se flakte,

atje ku yjet ,dite-nate ndricojne,

dhe muza rrjedh vargun e artë

Atje ku shpirti gjen qetesi,

dhe derdh e fale veç urime,

atje ku njeriu eshte njeri,

atje ku gjej un veten time!

Me ler e dashur

Me ler te puth ne tuat buze,

ne to te mbetem nje robreshe flutur,

dy brigje-lumi thare-djegur shpuzè,

puhize pranvere mbi gjethe ndukur

Me ler te puth se rendi koha,

dhe mosha enderr shpejt avullon,

ne buzen zjarr, puthje-flake mora,

takikardia, papritur fillon

Dy shpirtra flirt dhe pse vonuar,

mbi buze te kuqe si lule-shtrydh,

pritjen e gjate botes harruar,

shpresen e dashur gjithmone ti mbill!

/www.QendraPress.com/