Çaste poetike me poetin:Alketa BALLKAMENI
Natë e thellë, qiell i vrazhde,
Drita te zbehta lëvizin ngadalë,
Ne errësirë humbi shkëlqimi,
Heshtje e frikshme, ndjenje trishtimi
Hëna pa rreze, qielli pa hënë,
Ngjyra të paqarta, të ngarkuara me mjegull,
Uji i ngjyrave të natës, dhembshuri në shpirt,
Ajrin e pastër lus, si kërkesë për qetësi.
Nata e zymtë,
Nuk mund të shpëtoj nga kjo mërzi,
Nëse qielli ka yje, ata janë fshehur,
E drita e hënës vetëm një ëndërr e vdekur
/www.QendraPress.com/