E mërkura poetike me poeten;Minire Rukovci HYSENI
NËNË HIJEN E JETËS!
—————————————–
Nënë hijen e jetës dhe asaj molle të vjetër
në mendime tretur dhe shumë i trishtuar,
qëndronte i strukur gjysmë i mbështetur
dhe numëronte ditët që i kishin mbetur.
Pranë trungut të madh por të vjetruar,
me zanat ndërtuar, vërehej një kasollë
Tani edhe ajo, është duke u rrënuar,
si ai trung i tharë, që ka veç dy-tre mollë.
Ai trung i tharë, në fillim të asaj rruge,
e cila të shpie drejt e në qytet,
plaku i heshtur shihte me sytë e përlotur
dhe priste çdo ditë, ata që e lan vet.
Një orë e gjysmë për Bajram të Madh,
gumëzhoi nga zëra plot, kasollja e vjetër.
-” Ndoshta do vijnë prap, t’ua dëgjoj zërin”
nëse jam gjallë për Bajramin tjetër.
Fliste me zë të vogël që mezi i dilte nga goja,
për jetën dhe ditët që i kishin ikur.
Bisedonte, me qiellin, tokën, edhe mollën!
Ee, çtë bënte tjetër, ky plak i braktisur?!
/www.QendraPress.com/