E mërkura poetike me poeten;Arta ZAJMI
NËNË E ÇMUARA IME
———————————
Një grua që sfidoi vuajtjen,
Më je ti o Nënë
Në çdo kohë qëndrove stoike,
Për të shprehur dashurinë
Na ngrohe aq ëmbël ti në gjirin tënd
Mbaj mend rritën time,
Përkdhelir me dy duar,
Në çdo çast ti ndrin
E ëmbla Nënë e bekuar.
Me veprën tënde ti na mban gjallë
Gojëmjalta ime më thua me fjalë
Dhembjet tua të kalisin ndër vite,
Ku me mund ti fëmijtë i rrite.
Nëno më i bukuri emer,
Çdo fjalë ti e thua me zemer.
Uratat tua janë vlerë e çmuar
Fëmijtë ti i bën të gëzuar
S ka emër më të bukur se ti,
Nënë e dashur je flori!
Dashuria ime të uroj shëndet e lumturi
Të dua o nënë sa të ketë jetë !
/www.QendraPress.com/