Çaste poetike me poetin:Llesh GJOKA
EKZISTENCË
———————-
Një trup është platitur këtu
Kapur pas rrënjësh kokëforta
Që s’duan ta lëshojnë përmbys,
të ushqyerin e tyre rebel dhe mëkatar.
Një mendje fluromë, atje,
po kullot barin e ngrënë luftërash
Qiejve të mashtruar,
stepave të vdekjes.
Një shpirt buluron i rrënuar
Vërtitet si një fugë qorre,
rruginave të ngushta
Duke rendur brenda vetes.
Një zë zvarget pas klithjes
Humbet honeve të errëta
Bëhet heshtje e vrame,
epitaf pa emër.
ll@gjoka
04.08.2024
/www.QendraPress.com/