Çaste poetike me poeten:Ferdane F. SAHITI
T’du Nanë
————————
Nanë sot mue fort ky fat m’ka randue
S’e di nanë
ndoshta që udhët e dyshimta kurrë si kam rrugëtue
nanë sonte po due me fol me ty
me qa, me dënesë, n’prehnin tand me u shfry
krejt çka kam mrenda me t’i rrëfy
Nanë, e di që shpirtin ta kam randu’
e di që vetëm ti je lutë e ke kajt për mu’.
Nanë, unë keq kurrë s’kam vepru’
por fatin nanë s’po kam fuqi me ndrru’.
Nanë, sonte s’po du me u ndal
derisa hanën kam me mërzitë
derisa dielli të lind e loti me m’ba dritë.
Nanë, kam shumë gurë me i numru
shumë gozhda, shumë therra nanë
që rrugës i gjeta e shpesh herë me to m’kanë gjuejt
e m’kanë lëndu, e m’kanë ba me vuejt.
Nanë krejt vetë i kam largu’
duert gjak m’janë ba
jam vra, po nuk kam ra
por fjalën që ta dhashë nanë
kurrë nga vendi se kam luejt
e mbajta dhe do ta mbaj
edhe nën dhe kam me ruejt,
e atëherë nanë nuk di ma
se çka ka me u ba me mu
a kanë me mi hedh të gjitha
ato therra e gur mbi varr
apo si shkallë për dije kanë me i numëru.
Nuk e di nanë…
ndoshta atëherë s’kam me kujtu asgja
veç nanë, fjalët hala nuk i kam harru
m’pate fol shumë atë natë nanë
si në rrëfime t’luftës i shtrënguam duart
njëra-tjetrës e besë e fjalë i dhamë
ahh moj nanë
gjatë vërshimeve të mëdha nanë
me fjalët e tua jam mbështjellë e jam mbulu’
për atë premtim nanë kurrë nuk jam dorëzu
nanë unë sot deri këtu erdha
unë ju shoh të gjithëve
por ju asnji nuk po më shihni mu.
Nanë,
kam hala me shkru, me të thane, e me t’ tregu
por jam dërmu
po i mbyll syt pak nanë
ndoshta të shoh në andërr ty
se ti m’ke tregu nanë
që çdo natë m’sheh mu.
Natën e mirë nanë
edhe hana nanë tash po më njeh mu.
Nanë po lutem që kurdo që vdes moj nanë
fjala e fundit me kanë: Nanë t’du! /www.QendraPress.com