Çaste poetike me poeten: Korça BIBJANA

Heshtja e Artikuluar

—————————-

Heshtja është

si një foshnje e sapolindur

e përkundur ëmbëlsisht në krahët e nënës,

si pikimi i shiut që bie butë e ngrohtë.

Kaq mahnitëse të dëgjosh

artikulimin e heshtjes.

Në trashësinë e natës,

kujtimet zgjohen nga letargjia.

Ëndrrat vërshojnë,

romanca anashkalohet,…

nga kakofonia e disa tingujve flagrantë,

nga imagjinata e egër.

Heshtja është si hija e një luleje në perëndimin e diellit,

si fryma e fundit e detit para agimit.

/www.QendraPress.com/