Një pjesë e Prevallës përfshihet nga zjarri i madh

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të Prevallës.Shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, por në javët e fundit janë raportuar disa vatra zjarri nëpër Kosovë dhe rajon shkaku i temperaturave të larta.

Prevalla është njëra ndër destinacionet turistike në Kosovë, sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Javë më parë edhe pjesa e Klinës është përballur me zjarret, teksa policia ka bërë thirrje për më shumë kujdes nga zjarr vëniet.