Çaste poetike me poeten:Mirela LIPO
Gjurmë në rërë e kujtime.
——————————
Eci lehtas-lehtas mbi rërë
gjurmët mbeten aty-këtu
dua të mbeten një vit të tërë
t’mos harroj se kam qenë unë.
Kujtimet do t’i marr me vete
kënaqësitë po ashtu
kur të kthehem sërish
përmbi gjurmë do eci këtu.
Ikja qenka paksa e trishtë
për atë çka po e kalojmë
dhe pse koha ato i fshinë
kujtimet ngelin gjithmonë.
Andaj ngelën gjurmët mbi rërë
në kohë dhe plot mendime,
Gjithë ato dallgë të jetës sime
Do t’i kujtoj me mall përherë.
Ndjenja e pasion më sjellin me vrap.
Dallgët e detit që më thërrasin prapë…
M.Lipo. dt/10/08/2024.Durres
/www.QendraPress.com/