Çaste poetike me poetin:Bekim KELMENDI
Hanë moj Hanë
——————————
Hanë moj hanë me ngjyrë gri
Dritën diellit sonte merrja ti.
Se, të pret një vajzë e mbarë
Këngën bashkë për t’ia marrë.
Hanë moj Hanë lozonjare
Dil e pastër dhe krenare,
Se vajzë e bukur ty të pret
Ëndrrat ti shoh si do vet.
Hanë moj Hanë mos xhelozo
Dashurinë mos, mos e ndalo
Shpërndaje se e pret e Erëmira
Vajzë e mbarë me plot dëshira.
Hanë moj hanë ti çfarë nuk di,
Përço mesazhet me ëmbëlsi
Trego enigmat e zemrave prore
Hanë moj Hanë moj lozonjare.
/www.QendraPress.com/