Çaste poetike me poeten:Valbona HADRI
Nëse më do
—————————–
Të pres symbyllur në heshtje për shijen e bruztë të buzëve tua dhe florën
që do të mbjellin tek unë
fjalët e tua,
në mbrëmje dhe sidomos në mëngjes,
kur jam veshur ende me pushtetin e ëndrrave.
Dielli që lind,
nuk mund të shkri asnjërën prej tyre.
Nëse më do thuaj,
të krijoj prej reve një varkë të bardhë,
Të lundroj në lumëbardhin e trazuar,
ndjesinë e gëzimit ta shndërroj në një fllad pranvere.
Nëse më do ,
bëhem hënë mbi det,
e praruar në ngjyrim të zjarrtë, qëndis valët në dritën e saj.
Nëse më do, thuaj,
nisem në udhëtimin e pafund bashkë me yjet,
aty ndalemi dhe frymojmë me pasionin e dashurisë hyjnore,
Pastaj shkruajmë historinë tonë që nuk ka fund.
Valbona Hadri
09.08.2024
/www.QendraPress.com/