Çaste poetike me poetin: Tyrani Prizren SPAHIU
HIJA
———————-
Nxehti i verës u dorëzua freskisë
vërshuan dritëzat e para të epshit
ngrohtësia e qetësisë u fut në gjoksin tim
nuk di
ndjenjë është, apo dashuria e ftuar?
Posi merimanga u tokëzove në fole
ndërtove kështjellën e mirësisë
rrezet e të bukurës jetë
m’u dorëzove pa pyetur për të kaluarën tim
venave të gjakut udhëtove
pastrove shtigjet e mëkatarisë
zmbrapse egon tim të smirëziut
mbolle të sinqertën natyrë.
*
Kthjellur kërkova pendim
gjunjëzuar të premtova besnikëri
bukurinë tënde përqafova
modestinë, thjeshtësinë unë robërova.
*
…arrogancën time zbute
më drejtove në ujërat e kënaqësisë.
*
Durimin nga ti mësova
tani
i yti jam, rob i çiltërsisë
poet që nuk xhelozon
mashë, që në zjarr do futem
posi rrebeshi do vërshoj të mirën
pashuar do udhëtojmë
deri në fund të rrugë-jetës
dashuri, besnikëri unë do të të DHUROJ…
/www.QendraPress.com/