Martesën Besnik S. Thaçi dhe Albina Ramiz Çoçaj ,e bënë tek lapidari i babit, Dëshmori Sinan THAÇI.
Martesën Besnik S. Thaçi dhe Albina Ramiz Çoçaj e bënë tek lapidari i babit të Dëshmorit Sinan THAÇI i rënë në betejën e Koshares. Derisa lapidari i Dëshmorit Sinan Thaçi në Zojz të Prizrenit sot, na rikujtoi fjalën e dhënë dhe Besën e madhe të Kuvendit të Lisave të Zojzit, aty ku Besa e Fjala kishin vlerën e jetës.
Sot, pwr familjen e Besnikut ishte një dite e veçantë ,gëzimi dhe lotët nuk përmbahen. Sepse martesa u bë tek lapidari i babit të Besnikut, si një dëshmi se këta bijë të kësaj toje nuk e harrojnë atdheun dhe gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës.
Urime martesa Besnik S Thaçi dhe Albina Ramiz Çoçaj u trashëgofshi ,paçi jete te gjate, të lumtur,shëndet dhe harmoni. Nga ju e dimë se do lindin ushtar/e të rinj që do ti dalin zot Atdheut , për sot e mot. Këto dasma në vetë kanë më shuam se një traditë kombëtare, kanë një amanet të Atdheut se ata që u bënë fanar lirie do të rikujtohen saherë që jeta të na bëjë bashkë ën gëzime e hidhërime/www.QendraPress.com/