Çaste poetike me poeten; Mialba SHEHU
ISHTE NJË REALITET
——————————-
Isha shumë e vogël po gjithçka mbaj mënd ,
Në memorien t’ime e pse kanë kaluar vite se kam harruar.
Një dhimbje pësova në shpirt kur e kujtoi drithëroi.
Mulliri i fshatit kishte ditë që ishte prishur,
Gruri na ngeli pa bluar dhe bukë nuk kishim,
Nëna ngriti kapakun e magjes dhe fytyra u verdhë
Në fund të saj një grusht me miell kishte ,ngelur.
Nëna më mori dhe në zyrat e kooperativës shkuam,
Dy kg, miell hua i kërkuam, sa për atë ditë,
Po nënën e kundërshtoi dhe miell nuk na dhanë,
Unë ngela e hutuar u ula në gjunjë dhe fillova të qajë.
Loti i nënës rrëshqiti lehtë në faqe,
Më kapi për dore me kokën lartë nga zyra dualëm,
Dora ime dorën e nënës fortë e shtrëngonte,
E zëmra ime fëminore një tronditje seç mori.
Nëna më ledhatoi flokët,e buzëqeshjen engjëllore më dhuroi,
Atë pakë miell qullët e gatuan atë ditë,
Të nesërmen ndihmë te njerëzit tanë kërkuam,
Dhimbja në shpirt i kaloi çdo imagjinatë
Shumë vite kanë kaluar nga ky skenar,
Më duket si një ëndërr e keqe që kamë parë dikur,
Po nuk ishte ëndërr ishte realiteti i një varfërie ekstreme,
Që para saj të gjithë ishim të gjunjëzuar .
128.2024
/www.QendraPress.com/